Reklamuesit

Paisjet

Është koha e ekraneve të shumëfishta dhe pajisjeve të shumëfishta.

Deri më 2017 do të jenë 3.6 miliardë përdorues të internetit, ndërsa gjysma e trafikut në internet do të vjen nga pajisjet mobile.

Interneti ka ndryshuar se si konsumatorët komunikojnë, mësojnë, dëfrehen dhe arrijnë në vendime blerëse. Konsumatorët janë duke përdorur pajisje të shumëfishta, duke postuar gjatë gjithë kohës në Facebook, duke shikuar TV në pajisje mobilë, duke dërguar pyetje në konferenca nëpërmjet Twitter dhe duke blerë të mira me anë të skanimit të QR kodeve nëpërmjet posterëve në qytet. Derisa mediat janë duke ndryshuar dhe përdoruesit janë duke kryer shumë punë në të njëjtën kohë, taktikat e reklamimit duhet të adaptohen.

Pajisjet nobile janë një nga arsyet e rritjes së përdorimit të mediave digjitale. Telefonat e mençur dhe tabletët janë të përshtatshëm, lehtë për t'u përdorur dhe më të lirë për t'u blerë në këtë mënyrë duke ju ofruar qasje përdoruesve të angazhuar në çdo kohë.

  • Përparësitë e reklamimit në mes të pajisjeve të ndryshme aplikimi i zgjidhjeve të ngjashme kreative në desktop dhe mobile e mundëson efiqencën dhe një ndikim më të madh të brendimit me një shpeshtësi të rritur dhe qëndrueshmëri të mesazheve reklamuese.
  • Targetimi: përveç mundësisë për targetim në desktop, mobile mundëson targetimin hiper-lokal, në nivel të lagjes ose qytetit, kështu duke mundësuar përçimin e reklamës deri tek përdoruesi duke specifikuar vendin apo edhe dyqanin.
  • Vendosja në mobile: reklamat përçohen nëpërmjet aplikacioneve si dhe faqeve globale dhe vendore, nëpërmjet Display, Video, Engagement, Social dhe SEM kanalet.

 

Httpool_multiscreen and multitasking.png